Disa burime në Itali pretendojnë se e ardhmja e Massimiliano Allegrit dhe Igli Tares te Milani është e pasigurt, pavarësisht nëse “Rossonerët” kualifikohen apo jo në Ligën e Kampionëve.
Milani mund të përballet me një tjetër verë ndryshimesh të mëdha, pasi e ardhmja e trajnerit Allegri dhe drejtorit Tare mbetet në pikëpyetje.
Eksperti i Milanit, Carlo Pellegatti, ka raportuar se Allegri mund të mos qëndrojë në “San Siro” përtej verës, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me CEO-n e klubit, Giorgio Furlani.
Kontrata e Allegrit skadon në qershor 2027, por marrëveshja përfshin një zgjatje automatike deri në vitin 2028 nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Edhe Calciomercato.com raporton se raporti i acaruar me Furlanin mund të çojë në largimin e Allegrit, pavarësisht kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Sipas këtij raportimi, Allegri dhe Furlani janë takuar disa herë gjatë javëve të fundit për të diskutuar planet afatgjata të klubit, por thuhet se palët nuk kanë të njëjtin vizion.
Ndërkohë, Tuttomercatoëeb shton se edhe Igli Tare është nën vëzhgim, pasi investimet e mëdha të verës së kaluar nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, veçanërisht te Christopher Nkunku dhe Ardon Jashari.
Sipas raportit, drejtori sportiv i Atalantës, Tony D’Amico, mbetet një objektiv i Milanit pas interesimit të verës së kaluar, por “La Dea” vazhdon të jetë e rezervuar për t’u ndarë me drejtorin e saj sportiv./Telegrafi/