KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas përplasjes në stërvitje, dy yjet e Realit drejt mungesës në El Clasico

Pas përplasjes në stërvitje, dy yjet e Realit drejt mungesës në El Clasico

Sipas raportimeve të Diario AS, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde pritet të mungojnë në El Clasico ndaj Barcelonës, duke i shkaktuar një goditje të rëndë Real Madridit para përballjes së së dielës.

Mungesa e dy mesfushorëve vjen në një moment tejet delikat për madrilenët, ndërsa situata në skuadër raportohet të jetë tensionuar edhe më shumë pas një incidenti në stërvitje mes dy lojtarëve.

Sipas raportimeve, gjatë një përplasjeje fizike, Valverde kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.

Nëse konfirmohen mungesat e tyre, kjo do ta komplikonte ndjeshëm situatën për trajnerin e Real Madridit, pasi të dy konsiderohen ndër lojtarët më të rëndësishëm në repartin e mesfushës.

Energjia, balanca dhe kontributi i tyre në fazën defensive kanë qenë elemente kyçe në lojën e madrilenëve gjatë sezonit.

Nga ana tjetër, Barcelona shihet si përfituesi më i madh nga kjo situatë.

Katalanasit do të kenë një avantazh të rëndësishëm në mesfushë dhe hynë në El Clasico me besim të shtuar për të siguruar rezultat pozitiv para tifozëve të tyre, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titullin e La Liga. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.