Thierry Henry ka lavdëruar dyshen sulmuese të Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele, pas paraqitjeve të tyre vendimtare në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Legjenda franceze ka thënë se dy anësorët shkatërrojnë çdo mbrojtje.
“Kjo dyshe është një makth për çdo mbrojtje kur ke dy anësorë të aftë të të shkatërrojnë në mënyra të ndryshme”, deklaroi Henry për CBS Sports.
Ish-sulmuesi i Arsenalit veçoi golin e parë të ndeshjes së dytë si shembullin perfekt të bashkëpunimit mes tyre.
“Kvaratskhelia fitoi topin, sulmoi dhe dha një pasim perfekt për Dembele që të shënonte në minutën e tretë. Ai gol i hershëm praktikisht vendosi barazimin”, u shpreh francezi.
Henry theksoi gjithashtu kiminë dhe lëvizjet inteligjente të dy lojtarëve, duke shtuar se ata vazhdojnë t’i shkaktojnë probleme çdo mbrojtjeje.
“Njëri i shpërqendron mbrojtësit, ndërsa tjetri shfrytëzon hapësirën — është spektakël i pastër. Dembele është klinik para portës, ndërsa Kvaratskhelia krijon kaos me driblimet dhe vizionin e tij”, tha ai.
Teksa Paris Saint-Germain përgatitet për finalen në Budapest, Henry beson se kjo dyshe mbetet arma më e fortë e ekipit në synimin për të mbrojtur titullin evropian. /Telegrafi/