Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika shiu) në orët e para të mëngjesit në jug të vendit.
Në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të jenë prezentë në qendër dhe jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

