Sipas të dhënave nga Squawka, Ousmane Dembele realizoi për PSG ndaj Bayernit në minutën 2:19, duke e renditur këtë gol si të tretin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në krye të kësaj liste mbetet Marcus Thuram, i cili shënoi pas vetëm 30 sekondash për Interin kundër Barcelonës sezonin e kaluar.
Në vendin e dytë renditet Kevin De Bruyne, me golin e tij në minutën 1:34 për Manchester City ndaj Real Madridit në sezonin 2021/22.
Goli i Thuram vazhdon të mbetet më i shpejti i shënuar në një gjysmëfinale apo finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa realizimi i De Bruyne mban vendin e dytë.
Ndërkohë, goli i Dembeles tashmë i bashkohet këtij grupi shumë të ngushtë momentesh historike në fazën e fundit të kompeticionit.
Ky ishte gjithashtu një tjetër moment i rëndësishëm për Dembelen në një sezon të suksesshëm evropian me PSG, pasi goli i tij i hershëm ndihmoi në vendosjen e ritmit të ndeshjes dhe i dha skuadrës së tij një avantazh prej dy golash në total. /Telegrafi/