PSG-ja vjen me avantazh minimal 5-4, por sonte në “Allianz Arena” pritet një tjetër natë e çmendur, pasi Bayern Munich kërkon përmbysjen në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve (21:00).
Ndeshja e parë në Paris ishte spektakël historik me 9 gola, ku PSG kryesoi 5-2, por Bayerni u kthye furishëm në 5-4 dhe e la gjithçka të hapur.
Me PSG-në në formë (4 fitore në 5 ndeshje) dhe Bayernin me seri perfekte (5 fitore radhazi) plus mbështetjen e tifozëve, detajet pritet ta vendosin finalistin.
Vincent Kompany ka vendosur që këtë ndeshje ta luajë me emra si Michal Olise, Luis Diaz dhe Harry Kane.
Në anën tjetër, Luis Enrique i ka besuar treshes Khvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembele dhe Desire Doue.
Bayern Munich: Neuer, Stranisic, Upamecano, Tah, Laimer, Kimmich, Pavlovic, Olise, Musiala, Luis Diaz, Kane.
PSG: Safanov, Zaire-Emery, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Fabian Ruiz, Vitinha, Neves, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
/Telegrafi/