KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përçarje brenda Real Madridit, disa lojtarë distancohen nga Arbeloa

Përçarje brenda Real Madridit, disa lojtarë distancohen nga Arbeloa

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle, Marca, rreth gjashtë futbollistë të Real Madridit nuk janë më në marrëdhënie komunikimi me Alvaro Arbeloa, ndërsa tensionet brenda dhomës së zhveshjes thuhet se janë përhapur në disa grupe të ndara.

Raporti thekson se situata në skuadër është bërë gjithnjë e më e ndjeshme, me një ndjesi të përgjithshme se disa lojtarë nuk pajtohen me metodat e punës së Arbeloas.

Qasja e tij, sipas burimeve të cituara, ka krijuar distancë mes tij dhe një pjese të lojtarëve, veçanërisht atyre të dalë nga akademia e klubit.

Gjendja është bërë më e dukshme në javët e fundit, me përplasje të raportuara që përfshijnë emra si Dani Ceballos, Dani Carvajal, Raul Asencio dhe Alvaro Carreras.

Marca shkruan se pakënaqësitë nuk janë më raste të izoluara, por pjesë e një prishjeje më të gjerë të marrëdhënieve brenda skuadrës.

Gjithashtu thuhet se jo të gjithë lojtarët komunikojnë normalisht mes tyre, çka sugjeron se problemet nuk kufizohen vetëm në raportin trajner–lojtar, por shtrihen edhe brenda vetë grupit të futbollistëve.

Një situatë e tillë mund ta vështirësojë ndjeshëm përgatitjen dhe menaxhimin e skuadrës në fazën vendimtare të sezonit.

Me El Clasicon që po afron, koha e këtyre zhvillimeve vlerësohet veçanërisht problematike për Real Madridin.

Një dhomë zhveshjeje tashmë e ndarë për shkak të metodave të Arbeloas përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit nën presion të madh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.