Sezonet në top ligat evropiane të futbollit janë drejt fundit dhe skuadrat po luftojnë për t’i arritur objektivat e tyre.
Të gjithë thonë se në futboll mbrojtja ta fiton titullin dhe për Interin kjo gjë ka funskionuar, por duket se njësoj do të funskionojë edhe për PSG-në dhe Arsenalin që janë afër ta fitojnë titullin kampion.
SofaScore ka publikuar listën me 10 skuadrat që kanë mbajtur portën e paprekur më së shumti në top pesë ligat evropiane.
Arsenali, Como dhe Interi kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur nga 17 herë në 35 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.
Ndërkohë PSG është e katërta me 16 porta të paprekura në 31 ndeshje.
Nga 15 herë portën e paprekur e kanë mbajtur skuadrat si Lyon në Ligue 1 si dhe Roma, Lazio, Milan dhe Juventusi në Serie A. Top 10-shja mbyllet me gjigantin gjerman Borussia Dortmund që ka mbajtur 14 herë portën e paprekur.
Interesant është fakti se nga kjo top 10-she gjashtë skuadra janë italiane, duke treguar edhe njëherë se në Serie A i kushtohet shumë rëndësi repartit defensivë. /Telegrafi/