Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka vlerësuar Arsenalin, pasi këta të fundit siguruan kalimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Arsenali fitoi me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, duke pritur tani fituesin e përballjes së sotme (e mërkurë) mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain.
Duke iu drejtuar mediave pas një humbjeje me rezultat të ngushtë total, trajneri i Atletico Madrid ofroi një perspektivë filozofike mbi rrugëtimin e ekipit të tij.
“Patëm një sezon shumë të mirë. Ne dhamë gjithçka nga vetja dhe shkuam shumë më tej se sa pritej. Është për të ardhur keq që përfundoi kështu; ne meritonim kohën shtesë”, ka thënë fillimisht Simeone për Movistar pas eliminimit të skuadrës së tij.
Duke reflektuar mbi dy ndeshjet, Simeone vuri në dukje se, ndërsa krijuan raste në ndeshjen e parë, nuk arritën t’i shndërronin ato në gol.
Ai vërejti se në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit, skuadra e tij kaloi më shumë kohë në gjysmën e kundërshtarit, por “ndonjëherë detajet e vogla shkojnë në favorin tënd, dhe ndonjëherë jo”.
Lidhur me arbitrimin, Simeone nuk pranoi të komentojë, duke deklaruar thjesht se ata ishin jashtë turneut.
“Urime Arsenalit ; ata luftuan mirë. Më pëlqen ekipi dhe trajneri i tyre. Ata kanë një qasje të qëndrueshme, të mbështetur nga burime të konsiderueshme financiare”, shtoi ai, përpara se të përfundonte se skuadra e tij do të vazhdonte të punonte në vend që të ndalej në detajet e humbjes. /Telegrafi/