Athletic Bilbao ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Edin Terzis si trajner të ri të skuadrës për dy sezonet e ardhshme.
Klubi bask ka njoftuar se ish-trajneri i Borussia Dortmundit do ta pasojë Ernesto Valverden, kur ky i fundit të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit.
“Athletic Clun dhe Edin Terzic kanë arritur marrëveshje që trajneri gjerman të bëhet menaxher i ekipit të parë për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”.
“Trajneri do të prezantohet zyrtarisht sapo të përfundojë sezoni, për të cilin kanë mbetur edhe katër ndeshje shumë të rëndësishme dhe emocionuese”, thuhet në njoftimin e Bilbaos.
Ndryshe, Terzic udhëhoqi Dortmundit drejt triumfit në Kupën e Gjermanisë më 2021 dhe si vend i dytë në Bundesliga në sezonin 2022/23.
Terzic gjithashtu ishte trajner i Dortmundit edhe në edicionin 2023/24, kur ata humben në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. /Telegrafi/