KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Numri 30 një problem, duhet të vlerësohet” – mediumi italian me kritika për Ardon Jasharin

“Numri 30 një problem, duhet të vlerësohet” – mediumi italian me kritika për Ardon Jasharin

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është vënë në qendër të kritikave në Itali pas paraqitjes në ndeshjen e humbur të Milanit ndaj Sassuolos. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.

Në mungesë të Luka Modricit, i cili është i lënduar, Jashari e nisi takimin si titullar, por u zëvendësua në minutën e 66-të.

Mediat italiane vlerësuan se ai nuk arriti të japë ndikimin e pritur në mesfushë, ndërsa “Corriere dello Sport” theksoi se sezoni i tij i parë në “San Siro” deri tani nuk ka qenë bindës.

“Lojtari zviceran me numrin 30 nuk e ka provuar ende veten në nivelin e Milanit në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë. Është herët për një gjykim përfundimtar, por viti debutues meriton vlerësim”, shkruan e përditshmja italiane në analizën e saj për 23-vjeçarin.

Sipas raportimeve, Jashari u kritikua veçanërisht për gabimin në aksionin e golit të parë, kur humbi topin në mesfushë dhe Sassuolo, pas një aksioni të gjatë, kaloi në epërsi 1-0. Ai u përmend edhe për disa pasaktësi të tjera gjatë lojës.

Jashari iu bashkua Milanit nga Club Brugge për rreth 37 milionë euro, por fillimi i sezonit u komplikua nga një lëndim që e la për një kohë jashtë fushave. Deri tani, ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Serie A me fanellën e Milanit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.