Një rast i hetimit mbi vdekjen është duke u trajtuar në Mitrovicë të Jugut, pas një incidenti që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 06:30, viktima femër kosovare dyshohet se ka rënë nga kati i parë i një shtëpie, duke pësuar lëndime trupore.
Ajo fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më pas ka ndërruar jetë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/