KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vizitorë të shumtë nga Kosova në bregdetin e Shëngjinit

Vizitorë të shumtë nga Kosova në bregdetin e Shëngjinit

Ditët me diell, kombinimi i pushimit të 1 majit me fundjavën kanë tërhequr vizitorë të shumtë në bregdetin e Shëngjinit.

Qytetarë nga Kosova, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, po shijojnë pushimet për shëtitje dhe relaks.

Strukturat akomoduese në zonë kanë qenë të përgatitura për këtë fluks, pasi rezervimet ishin kryer që më herët, ndërsa interesi për të kaluar pushimet në Shëngjin mbetet i lartë edhe për ditët në vijim.

Shëngjini po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion që frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit veror, por sa herë kushtet atmosferike janë të favorshme, duke ofruar qetësi dhe një eksperiencë të këndshme për vizitorët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.