Policia dje ka provuar nga liria pesë persona të dyshuar për dhunë familjare, dy nga Kumanova, një nga Lubjana, Republika e Sllovenisë, një nga Strumica dhe një nga Velesi.
“Më 01.05.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.D. (57) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij 28-vjeçare.
Më 01.05.2026, në orën 20:40, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, është privuar nga liria I.K. (48) nga Lubjana, Republika e Sllovenisë, pas një denoncimi paraprak se në një banesë në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje verbale, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Më 01.05.2026, në orën 16:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria një 36-vjeçar banor të atij fshati, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se kishte shfaqur sjellje agresive ndaj nënës së tij 65-vjeçare.
Më 01.05.2026, në orën 08:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 23-vjeçar nga Velesi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij 24-vjeçare.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen parashtresa përkatëse, thonë nga MPB.