KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Adriana Matoshi takohet me djalin e Agim Ramadanit, publikojnë bashkë fotografi në rrjetet sociale

Adriana Matoshi takohet me djalin e Agim Ramadanit, publikojnë bashkë fotografi në rrjetet sociale

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku shfaqet në shoqërinë e Jeton Ramadanit, djalit të heroit të Kosovës, Agim Ramadani.

Në imazhin e publikuar, Matoshi dhe Jeton Ramadani shihen të ulur pranë njëri‑tjetrit, ndërsa aktorja e ka shoqëruar fotografinë edhe me “tag” të tij dhe një zemër, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka raporte të mira dhe respekt të ndërsjellë.

Duke qenë se të dy vijnë nga Gjilani, duket se ruajnë një miqësi dhe komunikim të afërt, ndërsa kjo paraqitje e përbashkët ka tërhequr vëmendje edhe në rrjete sociale.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Adriana Matoshi, përveç angazhimeve në art, është aktive edhe në politikë.

Ajo është zgjedhur deputete në tri legjislatura radhazi dhe, duke qenë se legjislatura e fundit ishte e shkurtër (vetëm pesë muaj), Matoshi pritet të kandidojë sërish në zgjedhjet e 7 qershorit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.