KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhjet e 7 qershorit, të mërkurën fillon afati për regjistrimin e votuesve të diasporës

Zgjedhjet e 7 qershorit, të mërkurën fillon afati për regjistrimin e votuesve të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 41-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Pas caktimit dhe shpalljes të datës 7 qershor 2026 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ mori disa vendime në kuadër të fillimit të përgatitjes për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili përfshin, ndër të tjera: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje/mospjesëmarrje në zgjedhje; deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin e listave të kandidatëve dhe verifikimin e tyre; periudhën e fushatës zgjedhore; caktimin e qendrave të votimit, përfshirë përfaqësitë diplomatike; regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës; periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike; certifikimin e listës së votuesve; akreditimin e vëzhguesve dhe mediave; si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

KQZ gjithashtu vendosi që afati për aplikimin dhe regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon të mërkurën me 6 maj dhe zgjat 12 ditë.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Buxheti i planifikuar dhe miratuar për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në vlerën: 10,887,186.445 Euro.

Në fund të mbledhjes, KQZ miratoi formulën për anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Po ashtu, në këtë mbledhje, KQZ miratoi planin për rekrutimin dhe angazhimin e stafit të përkohshëm për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, si dhe vendimin për kompensimin e punës jashtë orarit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.