KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dizajn unik, Kosova vishet me Adidas

Dizajn unik, Kosova vishet me Adidas

Kombëtarja e Kosovës nga cikli i ardhshëm do të ketë logon e Adidasit në fanellë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar fotografinë se si do të duken fanellat e reja, që faktikisht janë jashtëzakonisht të bukura.

Për dy sezonet e ardhshme, Adidas do të veshë dhjetra kombëtare evropiane me dizajne unike, e mes tyre edhe Kosova.

“Kombëtarja e Kosovës do të vishet me fanellat e brendit të njohur adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA-s. Përmes kësaj skeme, Federata e Futbollit e Kosovës përfiton nga furnizimi me veshje cilësore për ndeshje dhe stërvitje, të dizajnuara në mënyrë të personalizuar dhe në përputhje me identitetin e ekipit”.

“E themeluar në vitin 2007, skema e UEFA-s synon të mbështesë federatat kombëtare duke u ofruar atyre fanella dhe pajisje sportive të standardeve të larta. Në këtë cikël të ri, adidas është përzgjedhur si furnizues zyrtar pas një procesi tenderimi që ka vlerësuar cilësinë, përballueshmërinë dhe përvojën në projekte të ngjashme”.

“Për dy sezonet e ardhshme, dhjetë kombëtare evropiane, përfshirë Kosovën, do të paraqiten me dizajne unike të adidas, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse”, njofton FFK.

Kujtojmë, Kosova do të zhvillojë dy miqësore në muajin qershor ndërsa në shtator do ta nisë ciklin kualifikues për Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.