KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gucati në protestën në Shkup: Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë, UÇK-ja ka mbrojtur qytetarët

Gucati në protestën në Shkup: Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë, UÇK-ja ka mbrojtur qytetarët

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka mbajtur fjalim në protestën në Shkup, që po mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër gjykimit të tyre në Hagë.

Gucati tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Ai tha se me ata gjykatës, “Evropia ia nxjerr vetes faqen e zezë”.

“Sot jemi mbledhur t’u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit”.

“Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës”, theksoi Gucati./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.