Në intervistën e tij të parë ekskluzive pas largimit nga shtëpia, në emisionin "Big Talk" ishte i ftuar Dioni, i cili u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5.
Dioni foli për eksperiencën e tij dhe arsyet që, sipas tij, ndikuan në eliminimin e parakohshëm.
I pyetur nga moderatorja Loredana se çfarë mendon se e penalizoi gjatë qëndrimit në shtëpi, Dioni theksoi se vështirësitë me gjuhën shqipe e penguan të shprehej lirshëm.
“Puna gjuhës m’vinte pak vështirë me u shpreh, se në kry e disha çka po du me thanë, po nuk e disha qysh duhet me shpreh mirë”, u shpreh mes tjerash ai.
Ndërkohë, opinionisti Vlorijan Halili vlerësoi se Dioni ishte një banor i vërtetë, por se mungesa e rrjedhshmërisë në gjuhën shqipe mund ta ketë penalizuar.
“Dioni s’ka pasë lojë, ai ka qenë i vërtetë brenda. Sikur ta kishte ditë shqipen rrjedhshëm dhe krejt termat që i përdorin ne në përditshmëri, ish kanë shumë ma mirë gjatë kohës në Big Brother”, tha Halili.
Ndërkohë opinionistja Sara Kolami theksoi se Dioni nuk ishte plotësisht i përgatitur për këtë eksperiencë dhe se eliminimi i tij mund të ketë qenë edhe çështje fati.
“Nuk ishte i përgatitur, kujtonte që kishte më shumë kohë… ishte edhe çështje e fatit”, u shpreh Kolami.
Për më shumë detaje nga intervista e Dionit, ndiqeni videon e mëposhtme:

