KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar – Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar – Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Ndryshe, edhe një ditë më parë ndodhi një aksident trafiku në këtë autostradë, ku si pasojë dy shtetase të Shqipërisë humbën jetën.

Policia apeloi për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke respektuar rregullat e trafikut dhe përshtatur shpejtësinë kushteve atmosferike-mjegullës dhe lagështisë në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.