Një person i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë është gjetur nga autoritetet dhe është kthyer pranë familjes së tij.
Sipas njoftimit, më 25 prill rreth orës 13:45 është raportuar se një mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
Menjëherë pas raportimit, njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për lokalizimin e tij.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, personi është gjetur dhe më pas është dërguar tek familjarët e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet në procedurë të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/