KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Polici e harron armën zyrtare në pompë derivatesh, identifikohet i dyshuari që e mori

Polici e harron armën zyrtare në pompë derivatesh, identifikohet i dyshuari që e mori

Një polic në Shkabaj të Obiliqit ka raportuar se ka harruar armën zyrtare në një pompë derivatesh dhe se dikush ia kishte marrë pastaj atë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga kamerat u identifikua i dyshuari që mori armën dhe u ftua në Polici. Ai tha se e kishte marrë armën që ta raportonte më pas.

I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt dhe rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.

“Shkabaj 23.11.2026-16:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se e kishte harruar armën e tij zyrtare në Hib Petrol dhe se dikush ia kishte marrë atë. Njësitë policore e kanë trajtuar rastin, ku pas shikimit të kamerave të sigurisë së objektit është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte marrë armën. I njëjti është ftuar nga Policia dhe e ka pranuar se e kishte marrë armën me qëllim që ta raportonte më pas. Pas intervistimit dhe sekuestrimit të armës, me udhëzime të prokurorit rasti iniciohet ‘vjedhje e rëndë’ dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.