Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro nga një lokal privat në fshatin Lebanë të Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 04:33.
Ankuesi ka raportuar se personat e dyshuar kanë depërtuar me forcë në lokal, nga ku kanë vjedhur paratë që ndodheshin në 2 arka.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Policia nuk ka raportuar për persona të arrestuar.
Burimi: indeksonline.net ↗

