Në Tunis, në Tregu Qendror i Tunisit, një shitës agrumesh po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me tezgën e tij të dekoruar në mënyrë estetike.
Hamza Ayari, i njohur si “Mbreti i Agrumeve”, ka filluar të punojë në treg që në moshën 5-vjeçare dhe sot është bërë një figurë e njohur për prezantimin kreativ të produkteve.
Ai thekson se nuk merret vetëm me shitje, por edhe me promovimin dhe shpjegimin e përdorimit të agrumeve për klientët.
Përmes dekorimeve dhe stilit unik, Ayari përpiqet ta çojë këtë zanat përtej formës tradicionale.
Stenda e tij është kthyer në një pikë atraktive, sidomos pas përhapjes së imazheve në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu merr pjesë në festivale dhe synon të promovojë produktet vendase dhe kulturën e Tunizisë. /AA/