KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Merr fund ëndrra për La Liga? Betisi e shtang Real Madridin

Merr fund ëndrra për La Liga? Betisi e shtang Real Madridin

Real Betisi ka marrë një pikë të madhe në shtëpi ndaj Real Madridit, duke shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë.

“Los Blancos” po ëndërronin një çmenduri për ta fituar titullin e La Liga-s, por gabuan ndaj Betisit – me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.

Reali e nisi fuqishëm me Kylian Mbappe që ishte afër të realizonte një super-vollej, por shtylla e shpëtoi Betisin.

Megjithatë, ishte Vinicius Jr që e zhbllokoi rezultatin pas një topi të kthyer nga goditja e Fede Valverdes (17’).

Betisi ishte mjaftë agresive në fundin e kësaj pjese, ku Antony, Bakambu e Fornals rrezikuan nga afërsia mirëpo nuk ia dolën ta mposhtin Lunin.

Reali faktikisht shënoi edhe një herë, kësaj radhe përmes Mbappe por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur askush s’e priste, Betisi zhvilloi një aksion të fundit me Hector Bellerin që përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin dhe dhënë një ndihmë të madhe drejt Barcelonës në garën për titull (90+3’).

Reali tani ka 74 pikë ndërsa Betisi zë pozitën e pestë me 50 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.