KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

‘Më i miri ndonjëherë’ – Volkswagen zbulon më shumë detaje mbi Golfin e ardhshëm

‘Më i miri ndonjëherë’ – Volkswagen zbulon më shumë detaje mbi Golfin e ardhshëm

Disa javë më parë, pamë për herë të parë një skicë dizajni të Volkswagen Golf Mk9 që do të dalë së shpejti – gjenerata e nëntë e veturës kompakte ikonike gjermane.

Pritet të jetë elektrike, por nuk do të arrijë deri të paktën në vitin 2028.

Për momentin, dihet shumë pak për këtë model të ri, përveç faktit që është tashmë në zhvillim e sipër.

“Ekipi po punon me veturën. Vitin e kaluar, në nëntor, pata mundësinë të shihja modelin dhe thashë WOW, ishte kaq e bukur. Ishte vetëm një nga idetë – jo modeli përfundimtar, por një nga ato prototipe për të cilat vazhdon të marrësh vendime. Por në shikim të parë më dukej shumë e mirë”, deklaroi shefi i i Volkswagen, Thomas Schafer. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.