KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Me kalë të zi dhe veturë sportive, artistja e re Era Emurli ngjall kuriozitetin për projektin e ri “Baluke x Galica”

Me kalë të zi dhe veturë sportive, artistja e re Era Emurli ngjall kuriozitetin për projektin e ri “Baluke x Galica”

Këngëtarja e re nga Tetova, Era Emurli, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram, ku është shfaqur me një stil të kuruar dhe një estetikë dukshëm kinematografike.

Në postimin e saj, Era ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor. Ajo ka shkruar “BALUKE x GALICA”, teksa ka zbuluar edhe datën 29.04, duke e shoqëruar me emoji zjarri, ndërsa ka shtuar se do të ketë edhe “edhe 1 surprizë”, duke nxitur menjëherë kureshtjen e fansave.

Fotot e publikuara kanë një atmosferë të fuqishme vizuale. Në njërën prej tyre, Era shfaqet mbi një kalë të zi, e vendosur përballë një sfondi dramatik me perde të kuqe, një kombinim që i jep setit një ndjesi teatrale dhe simbolike. Ndërsa në një tjetër fotografi, ajo pozon pranë një veture sportive të kuqe, me veshje të zezë dhe aksesorë të theksuar, duke krijuar një kontrast që përforcon imazhin e saj si artiste me identitet të qartë dhe “vibe” modern.

Publikimi u prit me reagime të shumta në komente, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për paraqitjen, stilin dhe “energjisë” që përcjellin imazhet, ndërsa pritshmëritë tashmë janë rritur për projektin që ajo paralajmëron më 29 prill.

Me këto fotografi, Era Emurli duket se po përgatitet të sjellë një kapitull të ri në karrierën e saj, duke vendosur theksin jo vetëm te muzika, por edhe te vizualet dhe prezantimi artistik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.