KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gruaja e Hoxhës: Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe

Gruaja e Hoxhës: Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe

Lurentina Zymer Zekaj, bashkëshortja e ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka reaguar pas dorëheqjes morale të tij nga kjo pozitë.

Përmes një postimi emocional, ajo i ka shprehur mbështetje bashkëshortit, duke thënë se përgjegjësia nuk është gjithmonë të largohesh kur ndodh një tragjedi, por edhe të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin, raporton lajmi.net

“Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Shoku im i jetës,
përgjegjësia nuk është gjithmonë të largohesh kur ndodh një tragjedi.
Përgjegjësia më e madhe është të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin.
Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja.
Gjithmonë ke qëndru e je përball me sfidat e organizatës dhe Atdheut, në luftë dhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri.
Besoj në mbështjetjen e plotë të organizatës sonë dhe opinionit publik!
Me shumë dashuri Neni dhe Shoqja jote e jetës, Lulja!🫶kjo eshte lutja qe une e kam pas per ty dalesh faqebardh e ti ja dole 💙!/Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.