Policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët spanjollë, arrestuan një shtetas të shpallur në kërkim nga Spanja për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja” u vu në pranga shtetasi Mateo Selala, 26 vjeç.
Ky shtetas akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë. /Euronews.al/