KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

67.1% më shumë denoncime – ATK intensifikon luftën kundër evazionit tatimor

67.1% më shumë denoncime – ATK intensifikon luftën kundër evazionit tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik mbi rezultatet e arritura falë denoncimeve të qytetarëve dhe veprimeve të ndërmarra në terren, në kuadër të luftimit të ekonomisë joformale dhe rritjes së disiplinës tatimore.

Gjatë periudhës raportuese janë pranuar gjithsej 924 denoncime, që paraqet një rritje prej 67.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Këto denoncime kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aktiviteteve inspektuese dhe verifikuese.

Si rezultat i këtyre veprimeve, janë shqiptuar 269 gjoba, me një vlerë totale prej rreth 130,316 euro.

Veprimet e ATK-së kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e transparencës financiare. Si rezultat, janë deklaruar rreth 396,127 euro qarkullim, si dhe 29,254 euro Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Në aspektin social, aktivitetet e realizuara kanë kontribuar në formalizimin e tregut të punës, ku janë regjistruar 76 punëtorë.

ATK inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të raportojnë parregullsitë përmes kanaleve zyrtare:

https://crmm.atk-ks.org/sq/Public/WantToReport

https://www.atk-ks.org/parandalimi-dhe-luftimi-i-evazionit-tatimor/

Autoriteti tatimor mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.