KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Hidheni këtë kabllo menjëherë – si ta dalloni karikuesin që po ju dëmton ngadalë telefonin

Hidheni këtë kabllo menjëherë – si ta dalloni karikuesin që po ju dëmton ngadalë telefonin

Shumë përdorues mendojnë se për karikim të shpejtë është i rëndësishëm vetëm adapteri, por kablloja e dëmtuar mund të shkaktojë mbinxehje të rrezikshme të baterisë.

Nëse vëreni se telefoni juaj po karikohet me orë të tëra ose porta e karikimit është shumë e nxehtë në prekje, pajisja juaj është në rrezik serioz.

Materialet e dobëta në kabllot e lira shkaktojnë mbinxehje që “pjek” ngadalë pjesët e brendshme të telefonit. Kabllot cilësore zakonisht janë më të trasha sepse kanë më shumë tela bakri brenda izolimit plastik.

Kabllot e holla dhe lehtë të përkulshme zakonisht tregojnë se prodhuesi ka kursyer në materiale. Të tilla mund të dështojnë shpejt dhe madje të shkaktojnë qark të shkurtër që mund ta prishë përgjithmonë telefonin.

Duhet të keni kujdes edhe te lidhësi – nëse shihni ndryshim ngjyre ose shenja djegieje, kjo është shenjë e qartë e defektit. Kabllot origjinale kanë çipa mbrojtës që e ruajnë pajisjen nga luhatjet e tensionit.

Nëse telefoni nxehet shumë ose ndjeni erë djegieje gjatë karikimit, kablloja duhet hedhur menjëherë.

Karikimi me temperaturë të lartë për një kohë të gjatë mund ta dëmtojë përgjithmonë baterinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.