KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

SPAK sekuestron rreth 52 prona dhe llogari bankare, vlera mbi 40 milionë euro në dosjen e AKSHI-t

SPAK sekuestron rreth 52 prona dhe llogari bankare, vlera mbi 40 milionë euro në dosjen e AKSHI-t

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar rreth 52 pasuri, përfshirë prona të paluajtshme dhe llogari bankare, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 40 milionë eurosh, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, automjete luksoze, sipërfaqe pyjore, troje, garazhe dhe llogari bankare në disa banka.

Hetimet lidhen me procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ku po hetohen disa vepra penale, përfshirë “shkeljen e barazisë në tendera”, “korrupsionin pasiv të funksionarëve publikë”, “grupin e strukturuar kriminal” dhe “pastrimin e produkteve të veprës penale”.

Në kuadër të kësaj dosjeje, sipas SPAK, në kërkim janë shpallur biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Ndërkohë, drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dyshohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi për sekuestrim është marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 20 prill 2026, me kërkesë të SPAK-ut.

Sipas dokumentit, pasuritë e sekuestruara përfshijnë dhjetëra prona në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera, përfshirë apartamente, truall, ndërtesa, pyje dhe mjete lundruese, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte private.

Në total, vlera e përllogaritur e pasurive të sekuestruara, sipas autoriteteve, tejkalon 40 milionë euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.