Në një treg ku siguria dhe cilësia janë vendimtare, EXFIS po dallohet si një nga kompanitë më të besueshme në Kosovë për furnizim me derivate.
Me prezencë në gjithë vendin, përfshirë edhe pikën në Kampin Amerikan Bondsteel, si dhe operime në aeroportet e Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit, EXFIS ka ndërtuar një rrjet që garanton furnizim të qëndrueshëm dhe profesional në çdo nivel.
Së fundmi, kompania ka sjellë edhe një hap të ri drejt lehtësimit të përditshmërisë së vozitësve, duke lansuar aplikacionin për derivate të naftës – një zgjidhje praktike që e afron edhe më shumë shërbimin me përdoruesin.
E gjithë kjo mbështetet nga standarde ndërkombëtare si ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001, si dhe nga kontrolli i vazhdueshëm i cilësisë përmes Ex Fis Labs.
E certifikuar nga Joint Inspection Group (JIG) dhe me staf të trajnuar sipas standardeve më të larta, EXFIS sjell siguri dhe konsistencë në çdo furnizim.
Sepse kur cilësia dhe besueshmëria janë prioritet, zgjedhja që të shoqëron çdo ditë është EXFIS.