Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar edhe një zyrtar policor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë / 19.04.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/