KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Podujeva pa ujë tash e dy ditë

​Podujeva pa ujë tash e dy ditë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina”, ka njoftuar se edhe sot do të ketë reduktime të ujit në Podujevë.

Reduktimet do të fillojnë nga ora 11:00 deri në 16:00.

Sipas njoftimit, kjo është duke ndodhur si pasojë e defektit në gypin që ndodhet në Shkabaj.

“Ju njoftojmë se për shkak të defektit në gypin me diametër Ø1200 mm në Shkabaj, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë edhe sot në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Kjo është dita e dytë ku qytetarët e Podujevës po përballen me këtë situatë, meqenëse edhe dje kishin po të njëjtin problem. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.