KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Çmimi i naftës i njëjtë me të premten, benzina lirohet për 1 cent

Çmimi i naftës i njëjtë me të premten, benzina lirohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se nafta të shtunën do të jetë 1.74 euro për litër. Ky çmim i naftës ishte edhe të premten.

Po ashtu, gazi është me çmimin e të premtes 0.88 euro.

Ndërkaq, benzina të shtunën është një cent më lirë, 1.42 euro për litër.

Çmimet të premten ishin: nafta (dizel) 1.74 euro për litër, benzina 1.43 euro për litër dhe gazi 0.88 euro për litër.

Ndryshe, të premten pas njoftimit nga Irani dhe presidenti amerikan Donald Trump për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për kalimin e anijeve, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.