Akil Gjakova ishte i pafat duke humbur në repesazhin për medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.
Xhudisti pejan nuk ka arritur të zë një vend në podiumin e garave në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke humbur reprezahin për medaljen e bronztë.
Humbja e Gjakovës erdhi nga xhudisti turk, Bilal Ciloglu, i cili mori 10 pikë nga një hedhje që ia bëri xhudistit tonë.
Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, edhe garuesit tjerë nga Kosova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena u eliminuan më herët nga gara.
Megjithatë, vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e enjte), Distria Krasniqi arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/