KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Christina Applegate shtrohet në spital mes betejës me sklerozën multiple

Christina Applegate shtrohet në spital mes betejës me sklerozën multiple

Aktorja e njohur, Christina Applegate, 54 vjeçe, është shtruar në spital si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, në kuadër të betejës së vazhdueshme me sklerozën multiple (MS).

Sipas raportimeve të TMZ, ajo u shtrua në fund të muajit të kaluar, ndërsa arsyeja e saktë e hospitalizimit nuk është bërë publike.

Përfaqësuesi i saj nuk ka dhënë detaje, duke deklaruar se nuk ka koment mbi gjendjen apo trajtimet mjekësore të aktores, shkruan DailyMail.

Applegate ka folur më herët hapur për sfidat shëndetësore që nga diagnostikimi me MS në vitin 2021, duke treguar se sëmundja i ka ndryshuar jetën e përditshme dhe shpesh e detyron të qëndrojë në shtrat për shkak të dhimbjeve dhe lodhjes së madhe.

Në intervista të mëparshme, ajo ka rrëfyer se pavarësisht gjendjes, mundohet të kalojë kohë me vajzën e saj adoleshente, Sadie, edhe pse aktivitetet e saj janë të kufizuara.

Skleroza multiple është një sëmundje autoimune që prek sistemin nervor dhe mund të shkaktojë simptoma si dobësi, mpirje, probleme me ecjen dhe ndryshime në shikim.

Aktorja ka treguar gjithashtu se gjatë viteve të fundit është shtruar disa herë në spital dhe vazhdon të përballet me komplikime të ndryshme shëndetësore, duke folur hapur për vështirësitë e saj si në media ashtu edhe në podkaste. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.