KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Organizatat e shoqërisë civile alarmojnë për ndërhyrje politike në RTK dhe KPM

Organizatat e shoqërisë civile alarmojnë për ndërhyrje politike në RTK dhe KPM

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe aktivistja Flutura Kusari kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë shprehur shqetësime serioze lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Aktivistja Flutura Kusari theksoi se përzgjedhja e anëtarëve duhet të bazohet në pavarësi dhe profesionalizëm, duke kritikuar ndikimin e mundshëm politik në këtë proces.

“Një person që bëhet anëtar i bordit të RTK-së duhet të jetë i pavarur dhe jo ta shohim nëpër kafe me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ajo.

Sipas saj, shumica parlamentare nuk ka treguar gatishmëri për përfshirjen e opozitës në këtë proces.

“Janë bërë të gjitha përpjekjet që të kapet plotësisht bordi dhe jo vetëm bordi, por tërësisht RTK-ja” ,shtoi Kusari, duke paralajmëruar se ndërhyrjet në KPM dhe RTK mund të konkretizohen në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksoi se ndërhyrjet e vazhdueshme politike kanë ndikuar negativisht në vlerësimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Për shkak të tentativave të shumta për ndërhyrje në këto institucione, Kosova është ranguar më poshtë në rangjet ndërkombëtare. Integriteti i KPM-së dhe RTK-së duhet të jetë i pacenueshëm”, deklaroi ai.

Shala shtoi se mënyra se si është menaxhuar procesi cenon parimet bazë të meritokracisë dhe transparencës.

“Në këto rrethana, ne dhe publiku kemi të bëjmë me tendenca për një proces jo meritor”, theksoi ai.

Ndërkohë, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ngriti shqetësime për presionet e ushtruara gjatë procesit.

“Presioni që i është bërë administratës së Kuvendit është i jashtëzakonshëm”, tha Rexha.

Ai shtoi se ekziston një përpjekje për ta përmbyllur procesin para datës 28 prill, para “shpërbërjes së Kuvendit”.

“Përpjekja është që të përfundohet ky proces para 28 prillit, duke na lënë të kuptojmë se synohet kapja e RTK-së dhe KPM-së, në mënyrë që edhe KPM të jetë nën kontrollin e Qeverisë Kurti”, përfundoi Rexha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.