KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tottenham në krizë të thellë: Pa fitore në vitin 2026, plotë 14 ndeshje dhe tani në zonën e rënies

Tottenham në krizë të thellë: Pa fitore në vitin 2026, plotë 14 ndeshje dhe tani në zonën e rënies

Tottenham po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e fundit të klubit, pasi kanë pësuar një humbje 1-0 ndaj Sunderland, rezultat që i ka zhytur edhe më thellë në zonën e rënies nga Liga Premier.

Me këtë disfatë, skuadra londineze ka arritur në 14 ndeshje radhazi pa fitore, duke mos arritur të regjistrojë asnjë triumf gjatë gjithë vitit 2026, një seri që ka rritur presionin mbi klubin dhe stafin teknik.

Për Tottenhamin, situata u përkeqësua edhe më shumë me dëmtimin e mbrojtësit Cristian “Cuti” Romero, i cili u largua nga fusha mes lotëve pas një përplasjeje dhe me dhimbje të dukshme në gju.

Humbja erdhi edhe në debutimin e trajnerit Roberto De Zerbi, i cili është trajneri i tretë i sezonit për klubin, duke reflektuar paqëndrueshmërinë e madhe brenda ekipit.

Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e 18-të, vetëm dy pikë larg zonës së sigurisë, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura për të shpëtuar sezonin.

Me presionin që po rritet çdo javë, skuadra londineze do të kërkojë të ndërpresë serinë negative në ndeshjen e ardhshme ndaj Brighton & Hove Albion, në një përballje që mund të jetë vendimtare për fatin e sezonit të tyre. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.