KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Manchester United emëron Mauricio Pochettino-n si trajnerin e ri!

Manchester United emëron Mauricio Pochettino-n si trajnerin e ri!

Manchester United është shumë pranë emërimit të Mauricio Pochettinos si trajner i ri i skuadrës, pas shkarkimit të Michael Carrick.

Marrëveshja është arritur dhe është dhënë drita jeshile nga Federata Amerikane, pasi Pochettino i ka pranuar të gjitha kushtet të mërkurën.

 Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, palët kanë arritur një marrëveshje në parim dhe kanë përfunduar pjesën më të madhe të negociatave.

Trajneri argjentinas ka dhënë dritën jeshile për rikthimin në Premier League, ndërsa tashmë po zhvillohen bisedimet me Federatën Amerikane të Futbollit për përfundimin e procedurave të largimit nga kombëtarja e SHBA-së.

Sipas Sky Sports, në kontratën e Pochettinos me federatën amerikane ekziston një klauzolë lirimi prej rreth 7 milionë funtesh (afërsisht 8 milionë euro). Manchester United është i gatshëm ta aktivizojë atë për të siguruar shërbimet e trajnerit 54-vjeçar.

Sipas raportimeve të Sky Sports dhe The Guardian, Pochettino pritet fillimisht të jetë në krye të SHBA-së për ndeshjet e ardhshme kundër Haitit në kuadër të Nations League. Më pas, nëse përfundojnë procedurat e marrëveshjes, ai mund të nisë aventurën e re në Old Trafford./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.