KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Roland Hysi, i njohur për publikun si Landi nga “West Side Family”, ka komentuar hapur një nga temat më të përfolura të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania 5, konkretisht marrëdhënien mes Mirit dhe Selin.

I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqi, ai ndau mendimin e tij pa rezerva mbi këtë situatë.

Kur u pyet se kush e nisi afrimin mes tyre, Landi u shpreh qartë se sipas tij ishte Selina ajo që hodhi hapin e parë.

Foto: TikTok

Ai theksoi se ekziston një element i rëndësishëm që, sipas tij, publiku nuk e ka vënë mjaftueshëm në dukje gjatë zhvillimeve në shtëpi.

Sipas Landit, ishte Selina që e kërkoi këtë afërsi, ndërsa Miri thjesht e pranoi situatën dhe e ‘luajti lojën’.

Në fund, shtoi se të dy kanë përfituar nga kjo histori, ndaj nuk i duket e drejtë që tani njëra palë të tërhiqet duke u paraqitur si ‘e pafajshme’, ndërsa tjetra të shihet si fajtore.

Landi ka qenë në mbështetje të Mirit nga jashtë gjatë gjithë këtij edicioni. /Telegrafi/

@meritonmjekiqi_ Kush kujt ju fut ne shtrat: Miri Selines apo Selina..Mirit? LINK IN BIO
♬ original sound – Meriton Mjekiqi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.