Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar se si ndryshimi i rreshtimit nga ana e Franco Fodës, nga sistemi 4-2-3-1 në sistemin 3-5-2, e ka ndihmuar Kosovën të arrijë deri në finale të playoff-it.
“Nëse i shohim rezultatet përveç se ka ndihmuar shumë në mbrojtje kur dihet pas ndeshje me Zvicrën kemi pranu vetëm një gol”.
“Domethënë të bën të kuptosh se mbrojtjen e ka forcuar shumë, pasi në fazën defanzive ai bëhet 5-3-2”.
“Kështu që në fazën defanzive i ka dhënë shumë kompaktësi skuadrës, por natyrisht edhe në fazën ofanzive kur dihet se dy qendërsulmues shpeshherë e kanë bërë dallimin”, ka thënë Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/