KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barileva njofton për vdekjen e lojtarit të saj në ndeshjen e Kupës

Barileva njofton për vdekjen e lojtarit të saj në ndeshjen e Kupës

Ekipi i veteranëve të Barilevës ka konfirmuar me trishtim ndarjen nga jeta të Liridon Gubetinit, 43-vjeçar, të premten gjatë një ndeshjeje për Kupën e veteranëve mes KFV Barilevës dhe KFV Deçanit.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Gubetini humbi ndjenjat menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes dhe nuk arriti të mbijetojë.

“Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV Barileva – KFV Deçani pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën”.

“Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e pare pas themelimit te skuadres se VETERANVE”.

“Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, komunitetit sportiv dhe të gjithë miqve e bashkëlojtarëve që patën fatin ta njohin. Liridon, Allahu të shpërbleftë me Xhenet. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh”, shkruan në njoftimin e klubit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.