KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Mësohet numri i finalistëve dhe data kur do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5

Mësohet numri i finalistëve dhe data kur do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5

Është mësuar zyrtarisht data e finales së madhe të spektaklit Big Brother VIP Albania, edicioni i pestë i të cilit po i afrohet fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 do të mbahet më 18 prill, ndërsa në natën vendimtare do të shkojnë vetëm katër finalistë. Kjo do të thotë se gara pritet të bëhet edhe më e fortë në ditët e fundit, me eliminime të njëpasnjëshme deri në përzgjedhjen e katër emrave që do të luftojnë për çmimin e madh.

Aktualisht, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë mbetur nëntë banorë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Maeto, Brikena, Shndërrit dhe Edisa.

Me vetëm katër vende në finale, gara mes banorëve pritet të intensifikohet, ndërsa publiku do të ketë rolin vendimtar në përzgjedhjen e finalistëve.

Edicioni i pestë i këtij reality show ka sjellë dinamika të forta, debate dhe momente të shumta që kanë mbajtur publikun të angazhuar, ndërsa tani gjithçka po shkon drejt finales së shumëpritur të 18 prillit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.