KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Flet bashkëshortja e Mirit: Ndjenjë e çuditshme, po numëroj ditët që ta takoj

Flet bashkëshortja e Mirit: Ndjenjë e çuditshme, po numëroj ditët që ta takoj

E ftuar në studion e “Wake Up” së fundmi ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit.

Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në Big Brother VIP Albania 5, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media.

“Si po e përjeton qëndrimin larg Mirit këtë periudhë?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.

Foto: YouTube

“Kam arritur në pikën që po numëroj ditët që të mbarojë që të takoj Mirin. Mezi po pres. Kam shumë kohë që nuk e kam takuar. Është ndryshe kur unë jam në Gjermani dhe ai vjen me punë këtu në Shqipëri, por tani nuk e kontaktoj dot”.

“Është një ndjenjë shumë e çuditshme. Nga njëra anë e ndjek 24 orë, nga ana tjetër nuk i thua dot asgjë, është shumë e vështirë. Dua të mbarojë emisionin dhe mezi pres ta kem në krah dhe ta puth”, theksoi ndër tjerash.

“Për vajzën është edhe më e vështirë se për mua. Ajo është shumë e lidhur me Mirin. Ajo e ka të vështirë kur flasin keq për Mirin. Më dhemb shpirti për të. Nuk e kupton se si funksionon ajo lojë. Duhet të kujdesemi pak se çfarë themi, se kemi dhe fëmijë dhe familjarë jashtë”.

Miri ndërkaq ka kaluar 100 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.