Gazetari i njohur Edu Aguirre ka bërë të qartë arsyet se pse Vinicius Junior është lojtar më i mirë se dy yjet e Barcelonës, Lamine Yamal e Raphinha.
Në një diskutim në “El Chiringuito TV”, Aguirre, një mik i afërt i ish-sulmuesit të Real Madridit Cristiano Ronaldo, argumentoi se megjithëse Lamine Yamal është aktualisht në formë të shkëlqyer, ai ende nuk ka arritur nivelin që Vinicius Jr tregoi gjatë sukseseve të fundit të Real Madridit në Evropë.
“Unë mendoj se Vinicius është më i mirë se Raphinha dhe Vinicius është më i mirë se Yamal. E besoj sinqerisht këtë. Nëse krahason atë që bëri Vinicius në kulmin e tij me atë që ka bërë Yamal deri tani, braziliani është më i mirë”.
Kur u pyet se çfarë i ndan dy lojtarët, Aguirre theksoi ndikimin e Vinicius në Ligën e Kampionëve.
“Vinicius i solli Real Madridit dy trofe të Ligës së Kampionëve, duke pasur një rol absolutisht vendimtar në përmbysjet e vitit 2022”.
“Ndërsa Benzema shënonte, Vinicius po shkatërronte kundërshtarët, qoftë ndaj Liverpoolit, Chelseat, Manchester Cityt apo në “Bernabeu”, me shpejtësinë, ndalesat e papritura dhe driblimet e tij. Nuk duhet ta harrojmë atë version të tij”.
Ndërkohë, Vinicius pësoi lëndim gjatë ndeshjes së fundit me kombëtaren e Brazilit, kurse ende nuk dihet se për sa kohë do të mungojë./Telegrafi/