KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjyqtari i njohur anglez do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Turqi

Gjyqtari i njohur anglez do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Turqi

Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, ka njoftuar Federata Turke e Futbollit të shtunën.

Ky takim do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Asistentë të Oliverit do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

Gjatë karrierës së tij, Oliver është caktuar të drejtojë ndeshje në kompeticione prestigjioze, përfshirë Kampionatin Evropian dhe finale të turneve ndërkombëtare për moshat e reja.

Emërimi i tij për finalen Kosovë–Turqi tregon besimin që kanë FIFA dhe organizatorët ndaj tij për të drejtuar një përballje që ka shumë rëndësi, jo vetëm për kualifikimin në Botëror, por edhe për prestigjin e dy kombëtareve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.