KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedoni, privohen nga liria 12 shoferë automjetesh, shtatë kanë vozitur pa patentë

Maqedoni, privohen nga liria 12 shoferë automjetesh, shtatë kanë vozitur pa patentë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej tyre, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët njëri është ftuar për bisedë zyrtare në Sveti Nikollë.

“Ndërsa, gjashtë të tjerët janë privuar nga liria në Tetovë, Kumanovë, Dellçevë, Manastir dhe dy në Kërçovë. Katër shoferë në Tetovë, Kumanovë, Berovë dhe Resnjë kanë drejtuar automjet nën ndikim të alkoolit. Ndërsa, dy shoferë në Shkup dhe Strugë kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalim aktiv për drejtim të automjetit të kategorisë B. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, theksojnë nga MPB.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa leje drejtimi, ose nëse kanë ndalim për drejtim ose nëse janë nën ndikim të alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.