KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Flet shqip në Hollywood: Bleona Qereti rikujton rolin e saj në “Chief of Station”

Flet shqip në Hollywood: Bleona Qereti rikujton rolin e saj në “Chief of Station”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare Bleona Qereti ka rikujtuar së fundmi një nga skenat e saj më ikonike në filmin hollivudian “Chief of Station”, ku ajo luan rolin e Biancas.

Në këtë projekt të vitit 2024, artistja shqiptare shfaqet në një moment të veçantë, ku dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe publikut shqiptar.

Në skenën në fjalë, personazhi i saj komunikon me Benin, rolin kryesor të interpretuar nga aktori i njohur hollivudian Aaron Eckhart. Gjatë bisedës, Bleona dëgjohet duke thënë në shqip: “Është me organizatën, po e lë brenda, por shiko monitorin sepse po përdor një pasword të vjetër”.

Ky moment është vlerësuar si një nga paraqitjet më të spikatura të artistes në film, jo vetëm për rolin e saj, por edhe për përfshirjen e gjuhës shqipe në një produksion ndërkombëtar.

Bleona Qereti vazhdon prej vitesh të ndërtojë karrierën e saj në industrinë e filmit në SHBA, duke u bërë një nga emrat shqiptarë që ka arritur të depërtojë në projekte hollivudiane dhe të përfaqësojë kulturën shqiptare në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.